Pamjet nga zjarri në Astir, disa banorë janë ende të bllokuar në pallat (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e para nga zjarri që ka përfshirë një pallat në zonë ne Astirit ditën e sotme.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Foto Xhavella”, ku zjarri ka nisur në kabinën elektrike të pallatit. Disa banorë kanë mbetur të bllokuar në katet e sipërme, pasi dalja është bllokuar nga tymi.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq, nga shërbimet zjarrfikëse është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën