Makina që u aksidentua paraditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, duke përfunduar në lumin Shkumbin, është rrokullisur disa herë nga lartësia duke përfunduar në lumë me goma përpjetë.
Tre prej personave që ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit, përfshirë këtu shoferi dhe një fëmijë, janë shpëtuar.
Automjeti humbi kontrollin në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, një zonë mjaft problematike, e cila është bërë shpesh herë burim aksidenti veçanërisht në kohë me shi.