Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Astirit, në Tiranë.
Dy shtetas, ende të paidentifikuar janë konfliktuar për motive të paditura dhe janë dëmtuar rëndë. Të dy janë transportuar në spital, bashkë me gruan shtatzënë të njërit prej tyre që ka qenë e pranishme në momentin e sherrit.
Në media janë publikuar pamjet e njërit prej të plagosurve, i cili rrinte i ulur në trotuar dhe i mbuluar me gjak. Për rastin ka reaguar dhe policia, e cila deklaron se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes..

Njoftimi i policisë
Informacion paraprak: Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar dy shtetas të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e një prej shtetasve (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
