Paloka: A e ka thirrur ende SPAK velinën e Bashkisë së Tiranës?!

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga skandali i audiopërgjimit të kreut të Bashkisë së Tiranës, nuk ka akoma asnjë reagim nga organet e drejtësisë.

Skandali ka tronditur opinionin dhe ka shkaktuar trazim të madh në politikë.

Edi Paloka shkruan se Veliaj ka shantazhuar dhe ka kërcënuar publikisht kreun e FSHF, Armand Duka.

“A e ka thirrur ende Prokuroria dhe SPAK, velinen e Bashkisë së Tiranës?

Ai është personi që publikisht ka shantazhuar e kërcënuar se nuk do të lejojë me asnjë mënyrë rizgjedhjen e kreut aktual të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka!

Nëse organet e drejtësisë nuk veprojnë, vërtetojnë përfundimisht deklaratat e velinës se Prokuroria dhe SPAK janë thjesht qentë e sulmit të pushtetit ndaj kundërshtarëve të tyre!

Po dy të munguarit e mëdhenj të ditës së djeshme; kryeministri dhe ambasadorja e “drejtësisë së re”, nuk kanë asgjë për të thënë për skandalin dhe krimin e konsumuar?!

Prite kur të dëgjojmë se edhe Armand Duka është shpallur “non grata”!” shkruan Paloka.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…