Me pak tifozë, por IFFHS e nxjerr kampionatin shqiptar në vendin e 41-të, lëmë pas SHBA-n, Slloveninë dhe Hungarinë

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS ka publikuar renditjen me kampionatet më të forta të vitit 2023 ku përfshihen të gjitha ligat e Botës.

Kampionati Shqiptar i futbollit “Abissnet Superiore” renditet i 41-ti në klasifikimin e IFFHS për vitin 2023.

Në renditje kampionati “Abissnet Superiore” ka përmirësuar 25 pozicione krahasuar me vitin 2022, teksa pozicioni aktual është më i miri në histori sipas IFFHS.

“Abissnet Superiore” ka 410,5 pikë në këtë klasifikim ku përfshihen të gjitha kampionatet në të gjithë botën, duke lënë pas në renditje kampionatin slloven, sllovak, hungarez, suedez, rus apo amerikan.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës