Presidenti rus Vladimir Putin organizoi një tubim para pak ditësh, ku mbrojti sulmin barbar mbi Ukrainë. Por teksa sulmonte Perëndimin, Putini për ironi mbante veshur një xhup me vlerë marramendëse. Sipas ekspertëve, ai kishte veshur një xhup Loro Piana me një vlerë nga 11 deri në 12 mijë euro.
Pak ditë më vonë, Edi Rama u shfaq nëpër dyqane duke iu turrur klientëve dhe punonjësve. Por ajo që ra në sy sipas vëzhguesve në median sociale, ishte pardesyja e tij, nga stilisti i preferuar Yamamoto. Kjo pardesy ka një vlerë prej të paktën 4 mijë euro.
Putini dhe Rama akuzohen se po e zhysin vendin e tyre në varfëri, megjithatë kjo nuk i pengon të shfaqin luksin e tyre përpara qytetarëve.
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar me këtë gjë. “Kjo është pabarazi! Putini me xhup 11000 euro, Rama me pardesy 4000 euro. Pabarazi!” shkruan ai.
Fotot e Ramës me veshjen luksoze u bënë virale dhe shkaktuan mjaft zemërim në median sociale.