“Nuk firmos për barazim”, Orges Shehi me ide të qarta kundër Skënderbeut: Presim mbështetje të fortë nga tifozët!

Orges Shehi

Partizani do të luajë përballë Skënderbeut, gjysmëfinalen e parë të “Final 4”. Sfida që do të zhvillohet më 17 maj në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:00. Një ditë para kësaj sfide mjaft të rëndësishme, ka folur para mediave trajneri i “Demave”, Orges Shehi. Ky i fundit ka treguar gjendjen e ekipit si dhe vlerëson Skënderbeun maksimalisht.

PARTIZANI- Pas 36 javëve jemi munduar që të rifreksonim pak skuadrën me disa minuta më pak në ndeshjen e fundit. Gjatë kësaj periudhe kemi punuar të riaftësojmë me grupin Taipin dhe Carën , të cilët i janë bashkuar skuadrës. Ekipi është i plotë dhe i përqendruar për takimin e nesërm. Na mungon edhe një seancë stërvitore që do të zhvillojmë sot dhe pastaj do të vendosim përfundimisht se kush do ta filloj ndeshjen nga fillimi dhe kush jo.

SKËNDERBEU-Në këtë pikë ne do ta vlerësojmë Skënderbeun si skuadër që është renditur e katërta, që ka objektivat e veta dhe është një skuadër që ne kërkojmë ta mundim për të shkuar në finale.

BARAZIMI-Nuk është se na favorizon shumë por duhet ta kemi si pikë orientimi për të mos ulur dozën e përqëndrimit , vlerësimit dhe motivimit. Në futboll gjithçka ndodh dhe nuk duhet ta mendojmë që edhe me barazim kalojmë në finale. Objektivi ynë i vetëm është që të jemi në finalen e 26 Majit.

ATMOSFERA E TIFOZËVE-Ata janë lojtari ynë i 12-të. E kam thënë edhe herë të tjera, gjej rastin ti falenderoj sepse edhe kur s’kemi qenë aty ku duhet ata kanë qenë gjithmonë në nivelin e tyre, gjithmonë prezent. Kam besim që nesër do të jenë si përherë në mbështetje të skuadrës. Nuk e di se çfarë efekti do të ketë atmosfera e tyre te Skënderbeun, por te ne është e sigurtë që ka efekt shumë të  madh.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës