Orges Shehi mbyll merkaton e Tiranës: Nuk kemi vend për lojtarë të tjerë

by S.M

Orges Shehi, trajneri i Tiranës ka folur pas ndeshjes miqësore me Vllazninë. Tekniku bardheblu është shprehur se e ka mbyllur merkaton.

“Nuk mendoj që grupi të ketë ndërhyrje më në merkato, pasi ndihemi mirë me gjithë ekipin dhe nuk ka vend për lojtarë të tjerë. Grupi është i kompletuar, presim që të na rikthehen edhe Doka me Deliun, të cilët vijnë nga dëmtimi që pësuan në ndeshjen me Beshiktashin.

Kemi dhe Patrikun që po riaftësohet dhe do të jetë gati shumë shpejt, kështu që skuadra është e kompletuar plotësisht”, tha Shehi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.