Orges Shehi “gropos” financiarisht Tiranën, FSHF i jep ultimatum 30 ditë klubit për të paguar ish-teknikun

Orges Shehi

Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve disa muaj më parë i dha të drejtë Orges Shehi në lidhje me përplasjen mes tij dhe Tiranës. Sipas këtij vendimi, presidenca bardheblu do të duhet ti paguajë rrogat e prapambetura ish-trajnerit. Detyrimi i pagave të muajve korrik, gusht, shtator është ajo me faturën më të rëndë financiare, sepse i bashkangjitet edhe e drejta e shfrytëzimit të imazhit.

VENDIMI I KOMISIONIT

Ky vendim ende nuk është respektuar nga klubi bardheblu dhe Orges Shehi, tani trajner i Partizanit, iu drejtuar sërish FSHF-së për të zgjidhur ngërçin. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, në vendimin e fundit, i ka dhënë ultimatum 30 ditë bardhebluve për të respektuar vendimin e prerë, ose për të gjetur një akord me Shehin për të shlyer detyrimet në një periudhë të mëvonshme. Fatura financiare që Tirana duhet të paguajë kundrejt Orges Shehit është 30 milionë lekë. Në rast se presidenca nuk arrin të paguajë në kohë ish-trajnerin, atëherë Tirana mund të sanksionohet deri me heqje pikësh nga kampionati.

LEXO MË SHUMË: Goditja financiare mund të vijë nga salla e gjyqit, Tirana në hall; paga e Orges Shehit mund të dëmtojë “arkën” e klubit

Kërkesa e teknikut 46 vjeçar është ajo për mos njohjen e pezullimit, me arsyetimin se nuk bazohet askund. Natyrisht edhe përmbushjen e detyrimeve financiare, ku specifikohet pjesa e prapambetur e pagave (nga korriku) dhe vijueshmëria e kontratës (deri qershor 2024). Që cështja ka shkuar deri në këtë pikë, është tregues se negociatat për marrëveshje kanë dështuar. Shehi ka zgjedhur të ndjekë anën ligjore, larg të bërit zhurmë në media, presidenti Halili ka bërë të kundërtën.

Related posts

FOTO/ Ndeshja në Elbasan, tifozët e Partizanit shfryjnë inatin në faqen zyrtare të klubit

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet