56.7% e të punësuarve në vendin tonë për vitin 2019 janë informal. Të dhënat janë publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Vetëm 43.3 për qind paguajnë sigurime shoqërore, ndërsa pjesa tjetër dhe pjesa tjetër prej 56.7% është në të zezë.
Nga totali i punonjësve informal 63,9 për qind i përkasin sektorit të bujqësisë, 12.6 për qind sektorit të tregtisë, 7,6% ndërtimit, 4,2 për qind restoranteve dhe hoteleve. Më tej në sektorin e industrisë punojnë 3.2 për qind punonjësve informal, në transport 3%, në sektorin e shërbimeve të 1.9%.
Aktivitet profesionale, ato të administratës publike, artit dhe argëtimit janë më pak të ekspozuara ndaj punësimit informal.
Nga përqindja e punonjësve në të zezë shumica janë meshkuj. Duke përjashtuar sektorin bujqësor 40 për qind e meshkujve të punësuar janë në të zezë, kundrejt 32.2 për qind e femrave.
Nga totali i personave që punojnë në të zezë, 73 për qind e tyre punojnë në aktivitete që nuk janë të formalizuar në tatime dhe 26 % të tjerë punojnë në aktivitete shtëpiake si të vetëpunësuar. Vetëm 0.6 % e të punësuarve pa sigurimeve punojnë në aktivitete të regjistruara në tatime.
Në fund të vitit 2019, INSTAT raportoi si të punësuar 1,2 milionë persona, prej të cilëve u raportuan se paguajnë sigurime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vetëm 782 mijë persona.
Anketa e forcës së punës e analizuar nga ILO tregon se punësimi informal vijon të jetë një fenomen shqetësues për Shqipërinë, i cili mund të përkeqësohet më tej nga kriza e COVID-19.
Burimi: Euronews