“Open Balkan” përjashton tre shtete?/ Ja si justifikohet Rama

Kryeministri Edi Rama sërish sot ka tentuar të justifikohet, se nisma për “Ballkanin e Hapur”, është një instrument I “Proçesit të Berlinit”.

Në një konferencë për mediat nga Beogradi, Rama është pyetur nëse kjo nismë favorizon Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa “Proçesi i Berlinit” përfshinte gjashtë shtete.

Rama është justifikuar duke thënë se kjo nismë nuk ka nevojë për një “ok” nga KiE, ndërsa nuk ka nguruar sërish të shigjetojë Kosovën.

“Procesi i Berlinit ka mbetur në rrugë nga një Samit në tjetrin, në tjetrin çdo vit.

Kjo është vetëm njësi e zbatimit të “Procesit të Berlini”, për ta shpejtuar dhe duke monitoruar zbatimin.

Ballkani i Hapur” nuk është për tre vende, është për gjashtë. Dhe ndryshe nga “Procesi i Berlinit” nuk merret dot peng nga asnjë vend sepse përcakton qartë se cilido vend mund ta bëjë më shpejt pa pasur nevojë për “ok” nga Këshilli i Europës, a thua se jemi një karikaturë.

Ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë duhet ta dinë se Ballkani i Hapur është i hapur, gjithëpërfshirës, është i të gjithëve.

Por, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur të ecin më shpejt, nuk kanë pse të presin.

I kam dëgjuar me shumë vemendje ata që e kundërshtojnë, por i konsideroj arsye të mos arsyes.”-tha Rama.

Më tej, ai theksoi se qëllimi sigurisht që është për arsye ekonomike.

Patjetër që po interesat ekonomike të Shqipërisë, këtë qëllim ka”-theksoi Rama.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!