Binjakëzimi me “Fanatics” si ultras dhe djali i tij me fanellën bardheblu, dashuria e Omer Bunjakut për Tiranën

by KLIKOJE.AL

Klubi i Tiranës më në fund ka vendosur edhe drejtorin e ri sportiv, për vendin e mbetur vakant që nga largimi i Agim Ibraimit. Bardheblutë kanë afruar një emër ekspert për këtë rol, ndonëse bëhet fjalë për eksperiencën e parë në vendin tonë.

Kryeqytetasit tashmë kanë në këtë post Omer Bunjaku-n, një drejtues sportiv i cili ka bërë emër jashtë kufijve të Shqipërisë. Ai ishte një nga arkitektët e suksesit të Shkupit, që mori titullin kampion në vitin 2022 duke shkuar deri në play-off të Conference League. Dashuria e Omer Bunjakut për Tiranën ka qenë e herëshme. Më së miri e pasqyron foto e shumë viteve më parë, kur Bunjaku djalin e tij që në muajt e parë pas lindjes, e kishte veshur me fanellën e KF Tiranës. Omer Bunjaku prej disa vitesh ka qenë kryetar i tifo-grupit “Shvercerat” dhe në atë kohë binjakëzimi me “Tirona Fanatics” ishte shumë i fortë.

“Nje foto vllazerore me Mariglen Burreli, duke bisedu per te dy grupet (Shvercerat Shkup, Tirona Fanatics) dhe duke i shiku klubet vllazerore (F.C.Shkupi, KF Tirana). BLUE BROTHERS.” Një foto e postuar e Bunjakut në vitin 2014.

LEXO ME SHUME:Muçin e presin me shpulla te Trabzonspor, sulmuesi lë pas krahëve dëmtimin (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.