Ofendoi maqedonisht pas ndeshjes me Kroacinë/ Pezullohet Mirlind Daku nga ndeshja Shqipëri-Spanjë! Ja vendimi i UEFA-s për futbollistin shqiptar

Mirlind Daku, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, është pezulluar për dy ndeshje nga UEFA, pas incidentit të ndodhur pas ndeshjes kundër Kroacisë në EURO 2024.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA mori vendimin për pezullimin e Dakut, duke e ndaluar atë nga pjesëmarrja në ndeshjen e ardhshme të Kombëtares shqiptare kundër Spanjës.

Daku akuzohet për ofendime dhe sjellje të papërshtatshme pas ndeshjes, duke përfshirë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj kundërshtarëve.

Pezullimi vjen pas hetimit të ndërmarrë nga UEFA në lidhje me sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes dhe sjelljen e futbollistit pas përfundimit të lojës në dyqanin e Europës.

Pas ndeshjes me Kroacinë, ofendoi dhe shau maqedonisht

Pas kësaj ai reagoi në rrjete sociale duke shkruar:

“Përshëndetje të gjithëve

Së pari dua të jem falënderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.

Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.

Falja është burrërore dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar.

Me respekt, Mirlind Daku”.

Related posts

Nuk mbyllet merkato për Bylisin, transferon ish-sulmuesin e CSKA-së (FOTO)

Dëmtimet fusin në hall Dinamon, dy lojtarë mungojnë ndaj Teutës

Elbasani ankimim zyrtar për golin e anuluar, FSHF shpjegon vendimin që solli polemika (VENDIMI)