Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se viti 2020 pritet të jetë viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndër vite, pas 2016.
Aktualisht pesë grupe të dhënash të grumbulluara e radhisin vitin 2020 si një vit të karakterizuar nga nxehtësie, thatësira, zjarret dhe uraganet e fuqishëm, viti dytë më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave më 1850.
Vendet më të goditura nga kjo vale nxehtësie janë Australia, Siberia dhe Shtetet e Bashkuara.
Më pak e dukshme ishte ngrohja e detit që arriti vlera rekord. Më shumë se 80 për qind e oqeaneve në botë përjetuan një vale nxehtësie, sipas organizatës.
Ai që njihet si efekti serë shënoi një nivel rekord në vitin 2019 dhe është rritur edhe më shumë gjatë këtij viti, pavarësisht pritshmërive për një rënie në emetimin e gazit, për shkak të masave të izolimit për të parandaluar përhapjen e COVID-19, thotë Organizata Botërore e Meteorologjisë.
Sipas raportit të fundit të organizatës nga janari deri në tetor të këtij viti, temperatura mesatare botërore ishte rreth 1.2 gradë mbi nivelin bazë të viteve 1850-1900, gjë që e vendosi vitin 2020 pas vitit 2016 dhe para 2019.
Vitet e nxehta zakonisht janë shoqëruar me një dukuri natyrore që njihet me emrin “El Ninjo”, që nënkupton çlirimin e nxehtësisë nga oqeani Paqësor.
Por ky vit përkon me efektin e kundërt, që njihet me emrin “La Ninja”, i cili kontribuon në ftohjen e temperaturave.
Organizata Botërore e Meteorologjisë do të konfirmojë të dhënat në mars të vitit 2021. Një marrëveshje për klimën e arritur pesë vite më parë në Paris, detyron vendet të bëjnë përpjekje për kufizimin e ngrohjes me 1.5 gradë Celsius, në të kundërtën shkencëtarët paralajmërojnë ndryshime të klimës me pasoja katastrofike.
Ndërsa nuk është e njëjtë me tejkalimin e pragut të ngrohjes afatgjatë, organizata thotë se egziston një në pesë mundësi që në baza vjetore, temperaturat përkohësisht, ta tejkalojnë atë nivel deri në 2024. Organizata thotë se shanset janë një në pesë që temperaturat të arrijnë këto vlera të rrezikshme nga viti 2024.
Burimi: BM