Nuk udhëtoi me skuadrën në Itali për fazën përgatitore, mbrojtësi drejt largimit nga Dinamo (FOTO)

Stivian Janku mund të jetë largimi i radhës nga Dinamo. Palët janë drejt ndarjes dhe pritet që ditët në vazhdim mbyllja e bashkëpunimit mes tyre të zyrtarizohet.

Do të zgjaste kështu vetëm disa muaj aventura blu e mbrojtësit 26-vjeçar, i cili në merkaton e dimrit të kampionatit të fundit la Egnatian për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve të vendit. Janku ka kërkuar që të largohet nga Dinamo për shkak të aktivizimit të paktë që ka pasur gjatë muajve që ai ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase.

Fakt është që futbollisti nuk ka udhëtuar bashkë me ekipin për në Itali, ku Dinamo po vazhdon fazën përgatitore prej fundjavës që shkoi. Nga skuadra e sezonit të fundit ka pasur shumë largime te blutë, të cilët duket se po ndryshojnë fytyrë këtë verë.

Në një situatë të tillë, Dinamos i duhet edhe një afrim tjetër për qendrën e mbrojtjes, sepse në një kampionat të gjatë dhe të vështirë, çdo rol duhet të jetë i dubluar, për më tepër kur synon që të arrin në Kupat e Europës.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës