Nuk u shfaq asnjëherë i rrezikshëm, Lewandowski elozhe Shqipërisë; Kishte mbrojtje të mirë, ishin të organizuar

Robert Lewandowski foli shkurtimisht në një lidhje me emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport. Ylli i polakëve foli pas fitores 1-0 ndaj Shqipërisë, ku ndër të tjera tha:

A ishte e vështirë të luaje ndaj mbrojtjes shqiptare? Po, ishte e vështirë. Shqipëria ka mbrojtje të mirë. Në fund donim tri pikët. E dimë sa i vështirë është ky grup.

Cili lojtar i Shqipërisë ju pëlqeu më shumë? Më kujtohen disa lojtarë nga ndeshjet e fundit, por ata luajtën shumë mirë në grup. Ishin të organizuar dhe na e bënë të vështirë. Rëndësi për ne kishte fitorja ndaj Shqipërisë”, deklaroi bomberi i Barcelonës.

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont