Nuk u aktivizua asnjë minutë ndaj Lecces, Inzaghi për Asllanin: Duhet të punojë dhe të stërvitet

Inter triumfoi në San Siro përballë Lecces me rezultatin 2-0 teksa zikaltërit u ngjiten në vendin e dytë të klasifikimit. Por, në këtë ndeshje trajneri Simone Inzaghi nuk i rezervoi asnjë minutë Kristjan Asllanit me mesfushorin e kombëtares që “ngrohu” stolin për të gjithë 90-minutëshin. I pyetur pas sfidës për zgjedhjen e tij, trajneri Inzaghi nuk u zgjat shumë, por theksoi se Asllani duhet të vijojë të punojë siç po bën aktualisht në stërvitje duke lënë të nënkuptohet se do të vijë edhe momenti i tij.

Asllani më mirë si një mesfushori i hapur edhe në krah, apo si organizator? “Për mua Asllani është një organizator, mund ta bëj edhe rolin e mesfushorit të spostuar pak në krah. Por, unë e shoh si një organizator të pastër. Në stërvitje alternohet me Brozovic dhe Calhanoglu. Për mua ai duhet të vijojë dhe të punojë siç po bën. Është një lojtar i shkëlqyer që po ecën mirë”, u shpreh Inzaghi.

Kujtojmë se 20-vjeçari nga Elbasani po luan sezonin e parë me Interin pas transferimit nga Empoli teksa është aktivizuar në 12 ndeshje të Serie A me fanellën zikaltër.

Related posts

Dy muaj radhazi “Goli i Muajit”, Ernest Muçi vijon të mahnisë Turqinë (video)

Dinamo për të thyer tabunë dhe Egnatia për të vijuar supermacinë, përballjet dhe statistikat mes dy skuadrave

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…