Inter triumfoi në San Siro përballë Lecces me rezultatin 2-0 teksa zikaltërit u ngjiten në vendin e dytë të klasifikimit. Por, në këtë ndeshje trajneri Simone Inzaghi nuk i rezervoi asnjë minutë Kristjan Asllanit me mesfushorin e kombëtares që “ngrohu” stolin për të gjithë 90-minutëshin. I pyetur pas sfidës për zgjedhjen e tij, trajneri Inzaghi nuk u zgjat shumë, por theksoi se Asllani duhet të vijojë të punojë siç po bën aktualisht në stërvitje duke lënë të nënkuptohet se do të vijë edhe momenti i tij.
Asllani më mirë si një mesfushori i hapur edhe në krah, apo si organizator? “Për mua Asllani është një organizator, mund ta bëj edhe rolin e mesfushorit të spostuar pak në krah. Por, unë e shoh si një organizator të pastër. Në stërvitje alternohet me Brozovic dhe Calhanoglu. Për mua ai duhet të vijojë dhe të punojë siç po bën. Është një lojtar i shkëlqyer që po ecën mirë”, u shpreh Inzaghi.
Kujtojmë se 20-vjeçari nga Elbasani po luan sezonin e parë me Interin pas transferimit nga Empoli teksa është aktivizuar në 12 ndeshje të Serie A me fanellën zikaltër.