Nëpër media po qarkullon lajmi se emisioni “Real Story” i Sokol Ballës nuk do të transmetohet më në ekranin e News 24. Gazetari është larguar nga ekrani i televizionit të Irfan Hysenbelliut dhe mësohet se atij i kanë bërë ofertë nga Top Channel, por në negociata është edhe me ABC News.
Në Top Channel, emisioni politik është ai i Open, që moderohet nga Eni Vasili, e cila pritet që të largohet nga ky ekran. Nga ana tjetër sipas Cna, moderatorja Eni Vasili pritet të largohet nga Top Channel, pasi ky televizion i ka bërë ofertë Ballës për t’u rikthyer si drejtor informacioni por edhe drejtues i emisionit politik.
Deri tani ende nuk dihet destinacioni i Eni Vasilit, e cila më parë moderonte emisionin “Hapur” në ekranin e Irfan Hysenbelliut në News 24.