Nuk po aktivizohet me Romën, klubi verdhekuq i rinovon kontratën Kumbullës; zbulohen detajet (FOTO)

Në Itali raportojnë se është arritur marrëveshja për rinovimin e Marash Kumbullës me Romën. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është pjesë e skuadrës verdhekuqe prej shtatorit të vitit 2020.

Kontrata aktuale i përfundon në verën e vitit 2025. Agjentët e tij po bisedojnë prej ditësh me drejtuesit e Romës dhe akordi final është arritur.

23-vjeçari, i cili fiton rreth 1.8 mln euro në sezon, do të firmosë deri në vitin 2027 me klubin kryeqytetas. Kumbulla numëron 10 ndeshje aktivizim gjatë këtij sezoni në të gjithë kompeticionet.

Lojtari nga Malësia e Madhe ka shlyer pezullimin pas kartonit të kuq me Sassuolon dhe do të jetë në dispozicion të Jose Mourinhos për takimin ndaj Torinos.

Kumbulla luajti ndeshjen numër 18 me kombëtaren e Shqipërisë në Poloni. Kuqezinjtë humbën 1-0, ndërkohë që mbrojtësi zhvilloi një ndeshje pozitive.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)