“Nuk pashë ndryshime te Vllaznia”/ Mirel Josa analizon ish-skuadrën e tij: Titullin e merr…

by KLIKOJE.AL

Tirana fitoi në fundjavë ndaj Vllaznisë dhe blindon kështu vendin e parë në Kategorinë Superiore.Në vendin e 3-të renditet Egnatia, ndërsa top-4 përmbyllet nga Vllaznia. Në një lidhje “Skype”, në emisionin “Sport Neës” në Neës 24 ishte trajneri i mirënjohur, Mirel Josa, i cili foli për situatë aktuale në elitën e futbollit shqiptar duke u shprehur:

“Nuk më takon mua të flas për ndryshimet te Vllaznia, pra nuk më takon të flas për diferencat mes skuadrës time dhe skuadrës që është tani. Ndeshjet e fundit do të jenë ndeshje shumë specifike. Problemi është që lojtarët duhet të mësohen të luajnë me njëri-tjetrin. Nuk pashë ndryshime shumë. Qëndra e mesfushës ishte e njëjta, problemi është qy ky repart duhet të mbështesë Bekim Balajn. Tirana ishte shumë e kontrolluar, kishte iniciativë sulmuese, nuk luajti me kundërsulme por bëri presion në mesfushë.

Skuadra e Tiranës– Shumë e rëndësishme nuk ishte kjo fitore, por sukseset në ndeshjet kundër Egnatias. I ka dhënë shumë plus skuadrës. Merr titullin me 99 përqind. Tirana ka një moment të mirë. Është përmirësuar forma fizike e Abazaj dhe Lushkjas. Nga momenti që Tirana ka luajtur kur unë kam qenë trajner i Vllaznisë, Aleksi është spostuar disa herë. Ndryshe luajtën bardheblutë tani, ndryshe luajtën kur unë isha trajner në Shkodër.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.