Nuk ndalen reagimet ndaj Ramës nga Bullgaria/ Një tjetër zyrtare e akuzon për gjuhë fyese

Nuk ndalen reagimet zyrtare nga Bullgaria ndaj kryeministrit Edi Rama.

Pas Minstrisë së Jashtme bullgare, ka reaguar edhe zv.kryeministrja Kornelia Ninova.

Numri dy i Qeverisë ka qëndruar në të njëjtën linjë më Ministrinë e Jashtme, ndërsa ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama.

Sipas saj, gjuha e përdorur nga Rama është fyese.

“Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se është e turpshme që një vend anëtar i NATO-s që mban peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se 26 vendet e tjera europiane janë të pafuqishme është fyese, e ashpër dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe për shtetet anëtare të BE-së. Ne nuk jemi një turp. Bullgaria ka dinjitet, mbron interesat e saj kombëtare dhe mbështet vlerat europiane”, thuhet në reagim.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur