Nuk ndalen katastrofat, autoritetet ngrenë alarmin/ Ngrihet niveli i detit në Turqi pas tërmeteve, përmbytet qyteti

Qyteti i Iskenderun, në rajonin e Hatay-t, është një nga më të prekurit nga tërmetet e së hënës në Turqi. Veç godinave të shkatërruara, të ftohtit, tashmë banorët e këtij qyteti janë duke u përballur edhe me përmbytje të mëdha.

Për shkak të tërmeteve të fuqishme u rrit ndjeshëm edhe niveli i detit duke përmbytur zonën bregdetare.

Autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve në ato zona.Edhe pas 55 orëve nga tërmeti, deti ende nuk është tërhequr në atë zonë.

Ndërkohë, guvernatorja e Iskenderun iu ka bërë thirrje banorëve që të mos rikthehen në banesat e tyre deri në një njoftim tjetër.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën