“Nuk mundem më, vazhdoje ti”, moderatorja e Mediaset shpërthen në lot për vdekjen e Silvio Berlusconit (video)

by KLIKOJE.AL

Lajmi për vdekjen e Silvio Berlusconit ka tronditur opinionin italian. 

Më prekës, ka qenë për prezantuesit e Mediaset, Federica Panicucci dhe Francesco Vecchi të cilët e kanë pasur të vështirë për ta përcjellë lajmin te publiku ashtu siç duhet.

Kjo pasi moderatorja Federica Panicucci ka shpërthyer në lot, duke e pasur të pamundur që të vazhdojë fjalinë. 

Për këtë arsye, ka kërkuar ndihmën e kolegut.

“Të lutem, vazhdo ti”, dëgjohet teksa thotë Federica Panicucci. Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset u shua në moshën 86-vjeçare. Silvio Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe leucemisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.