“Nuk më tremb asgjë nga Dinamo”, Orges Shehi kërkon të shkelmojë krizën e rezultateve: Duhet të jemi agresivë përpara portës

Orges Shehi

Orges Shehi, trajneri i Partizanit foli në prag të ndeshjes me Dinamon, në një derbi shumë vendimtar për javët e mbetura. Të kuqtë nuk fitojnë prej 4 javësh dhe me 48 pikë duhet të ruhen nga nëndetësja që ka dy pikë më pak e me një fitore i parakalon, duke hapur skenarë të rrezikshëm për kampionët në fuqi.

NDESHJA– Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, është e rëndësishme si të tjerat ato që kanë kaluar dhe ato që vijnë. Do ta presim me uri për të bërë më të mirën dhe me përqëndrim sepse shohim dita ditës që episodet vendosin ndeshjet. Mendoj që jemi në pozicion që kemi 3 pikë vendin e dytë dhe 2 pikë ata që janë poshtë nesh, bëjmë maksimumin për të marrë fitoren, iu kam thënë djemve që mos i biem pishmanit dhe të luajnë pa presion, kur presioni e kalon dozën atëherë të frenon.

DËMTIMET-Situata është e njëjtë me javën e kaluar, nuk është rikuperuar Hadroj, ai sakrifikoi javën e shkuar dhe nuk do të kërkojmë të bëjmë dëm të madh, ka një shqetësim që do kohën e vet për rikuperim.

DINAMO-Nuk më tremb asgjë nga kundërshtarët, ekipi duhet të kalojë ngërçin psikologjik, shpresoj të hyjnë në fushë me autoritetin që i karakterizon. Smë tremb asgjë kur çunat e mi japin 100% në fushën e lojës. Në futboll situatat janë dinamike çdo gjë e lidh me skuadrën nëse bëjmë më të mirën në “Final Four” ne do të jemi atë që do të ngremë titullin kampion.

SULMI-Në sulm kemi 4 lojtarë për një pozicion në varësi të situatave mund ti fusim edhe të gjithë njeherë. Duam të jemi agresivë përpara portës sepse episodet vendosin ndeshjet. Të dyja stadiumet janë të kryeqytetit, nesër do të fitojë ajo skuadër e përqëndruar dhe luftarake, nuk ka lidhje stadiumi ku luhet”, deklaroi Orges Shehi.

LEXO MË SHUMË: “Këtë nuk duhet ta thuash”, Orges Shehi i kthehet keq moderatorit pas humbjes ndaj Egnatias: Rastet i kishim dhe nuk i shfrytëzuam

Related posts

“Po vi i dëmtuar të luaj me Shqipërinë, meritoj të jem titullar”, Uzuni shfryn me humbjen dhe Sylvinhon: Te Granada i gjuaj unë penalltitë, këtu nuk e di…

DËSHTIM! Nga ëndrra për elitën përfundojmë në Ligën C; Ukraina na “gjunjëzon” në Tiranë (video)

Shqipëri-Ukrainë do të nisë me 1 minutë heshtje për Martin Canin