“Nuk më njeh mirë…”/ E akuzojnë në të shkuarën për trukim, trajneri i Tërbunit kapet keq me tifozin në rrjetet sociale (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Ekipi i Tërbunit ka zyrtarizuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Altin Xhahysa do të jetë në krye të stolit pukjan për sezonin e ri 23/24.

Lajmin e arritjes së marrëveshjes me teknikun e ka bërë vetë klubi nga Puka në faqen zyrtare, ku i uron Xhahysës mirëseradhjen dhe sukese në detyrën që i është caktuar. Kujtojmë që 49-vjeçari ka qenë pjesë e Tërbunit edhe si lojtar nga sezoni 2009 deri në 2011, megjithatë tifozët nuk kanë kujtime të mira, duke akuzuar Xhahysa-n për një tolerim që i ka bërë Vlorës në vitin 2011.

FOTO E MARRE NGA TERBUNI ULTRAS CLUB

Një akuzë e tillë nuk është kapërdirë lehtë nga Xhahysa. Në Facebook, Xhahysa i ka dërguar një mesazh një tifozi, gjë që nuk është pritur mirë nga ambjenti pukjan.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.