“Nuk mbaj mend asgjë, vuaj nga zemra”, flet shoferi i autobusit të që mori para 9 automjete (video)

Shoferi i autobusit të “Unazës”, i cili shkaktoi aksidentin e shumëfishtë ditën e sotme në zonën e Shallvareve ka deklaruar se nuk mban mend asgjë. Ndër të tjera ka thënë se vuan nga zemra dhe diabeti.

“Nuk e mbaj mend fiks çfarë ka ndodhur në atë moment. Vuaj nga zemra dhe nga diabeti”, ka deklaruar shoferi. Autobusi i linjës “Go Green” mori para 9 automjete duke lënë të plagisur 9 persona. Të plagosurit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se në spitalin e Traumës aktualisht ndodhet vetëm një person ndërsa të plagosurit e tjerë janë larguar pas marrjes së ndihmës mjkësore.

Ndryshe nga sa u tha më herët nga shoferi apo dhe në informacionet zyrtare, se shkak i aksidentit ishtë bërë një mjet “Porche’, i cili sipas drejtuesit të autobusit i kishte prerë rrugën, në videon e siguruar nga AlbEu.com, shihet qartë se ngjarja ka qenë komplet ndryshe.

Autobusi “Green Line” vjen me shpejtësi dhe merr përparra çfarë gjeti në rrugë, duke shkaktuar dëme të shumta tek mjetet që goditi, por duke vënë në rrezik jetët e qytetarëve që ndodheshin jo vetëm në mjete, por dhe ata që po kalonin rrugën dhe që ndodheshin në trotuar.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën