“Nuk kam qejf të fluturoj me presh…”/ Ronaldo opinionist i BBV 3??? Ja përgjigja epike e ish-banorit (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Ai është një ndër ish-banorët e “Big Brother VIP 2” më të komentuar dhe ndjekësit në “Instagram” po i rriten dita-ditës. Është fjala për Ronaldo Sharkën, i cili pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka gjetur një mënyrë se si të qëndrojnë në qendër të vëmendjes.

Përveçse i angazhuar në televizion, moderatori i njohur bën postime të ndryshme në profilet e tij në rrjetet sociale, të cilat menjëherë tërheqin vëmendjen e publikut.

Por kësaj radhe, Ronaldo ka vendosur që të bëjë një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, të cilët i kanë bërë pyetje rreth BB VIP.

“Pse nuk je opinionist te BB VIP 3?”, e ka pyetur dikush, të cilit Sharka i është përgjigjur se Arbër Hajdari ka lënë një peshë shumë të madhe në atë kolltuk.

“Pesha dinjitoze që Arbër Hajdari i ka lënë atij kolltuku, është peshë shumë e madhe. Unë nuk kam qejf të fluturoj me presh dhe pse vij nga një fshat që prodhohet shumë presh”, ka thënë Ronaldo Sharka.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.