Shpresat që Skënderbeu të jetë pjesë e Kupave të Europës është shuar. Edhe nëse klubi korçar arrin të sigurojë katër vendet e para, nuk do të mundet dot të jetë pjesë e Kupave të Europës, pasi dënimi vazhdon të jetë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), dënuar me 10 vjet përjashtim nga kupat kontinentale dhe me një gjobë 1 milion euro.Skënderbeut i ka mbetur edhe tre vjet për t’u liruar nga ky dënim. Në Korçë ishin entuziastë se ndoshta UEFA do të bentë diçka, por një goditje e fortë ka ardhur nga vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka i cili në një intervistë për RTSH Sport do të fliste në lidhje me këtë temë.
View this post on Instagram
“Skënderbeu është i penalizuar që të mos marrë pjesë në Kupat e Europës edhe në këtë edicion, pavarësisht nëse do të jetë pjesë e Final-Four. Ndërsa në të ardhmen, përpjeket mund të jenë, por është shumë vështirë që Skënderbeu të marrë pjesë pa përfunduar koha e penalizimit,pasi i ka ezauruar shkallët e drejtësisë sportive dhe jo vetëm.”
Edhe e pritshme, duke qenë se skuadra nuk mund të ndryshojë marsh në këtë mnëyrë sipas situatave, por ajo që Skënderbeu kishte menduar gjithë vitin si një ëndërr në sirtar, edhe nëse vjen në këtë moment nuk bën dobi. Sepse bardhekuqtë harruan të luajnë në fushë dhe e dështuan sezonin me forcat e tyre.