“Nuk janë treguar korrekt me klubin”, Nevil Dede tregon pse nuk po luajnë dy titullarët e skuadrës: Është marrë një vendim administrativ

Nevil Dede

AF Elbasani barazoi 2-2 kundër Flamurtarit në Vlorë, në takimin e vlefshëm për javën e 30-të të Kategorisë së Parë. Një paraqitje mjaft e mirë e verdhebluve që edhe pse janë kualifikuar tashmë për në Kategorinë Superiore vazhdojnë deri në fund rrugëtimin e tyre në këtë sezon. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i kryesuesve Nevil Dede theksoi mungesën e Karakaçit dhe Hilës në këtë sfidë për shkak të problemeve me drejtuesit e klubit

FJALËT E NEVIL DEDES

“Është e vërtetë që kur ballafaqon rezultatet ti kënaqesh, por kur shikon që mund ta fitonim ndeshjen sot, mërzitem pak. Pësuam dy gola që mund t’i evitonim. E kimish përgatitur në këtë formë, duke i falur një zonë kundërshtarit dhe t’i prisnim te zona e dytë.

Përfitoj nga rasti të falenderojë Edon Hasanin që ka luajtur me antibiotik për një infeksion që ka në këmbë, Telushi ka një dëmtim që po e bezdis pak, Karakaçi dhe Hila nuk kanë luajtur për shkak të një marrëdhënie jo korrekte me klubin dhe është marrë një vendim administrative.

Golat e pësuar? Nuk kam turp ta them, grupi që kemi punuar ka bërë shumë mirë, pritshmëritë kanë qenë më të mëdhaja. Është një fakt që ndodh rëndomtë, bën statik, kujtojnë se shoku do ta mbarojë punën por harrojnë funksionet më bazike që duhet të bëjnë, por të paktën reaguan dhe luftuan- Përfundoi Nevil Dede.

LEXO MË SHUMË: Nevil Dede i sigurt se do të drejtojë Elbasanin në Superiore, mendon për merkaton: Kemi filluar që të…

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)