“Nuk e meritonit këtë fund”/ Mesazhi prekës i Skukës për tifozat e Partizanit: Ju jeni krenaria e klubit (FOTO)

Skuka

Partizani u mund në finalen e kampionatit shqiptar nga Egnatia dhe duhet të kënaqet në këtë edicion përsëri me vendin e dytë në renditje, Rrogozhinasit i mundën 1-0 të kuqtë të cilët provuan deri në fund të shënonin, pro pa sukses në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”, ku kishin një mbështetje shumë të madhe nga tifozeria kryeqytetase.

Pikërisht këtyre tifozëve u është drejtuar me një postim sulmuesi Xhuliano Skuka, i cili në pjesën e dytë humbi dy raste për shënim në fund të sfidës.

“Ju jeni krenaria e këtij klubi, Nuk e meritonit këtë fund. Nuk jeni ndalur gjatë gjithë vitit duke kënduar dhe duke na qëndruar afër në çdo moment”, shkruante sulmuesi i cili u kthye përsëri në janar te të kuqtë pasi huazimi nga Metz te Maribori në Slloveni nuk shkoi mirë.

Related posts

“Nuk dorëzohemi kurrë”/ Mesazh force i Gvozdenovic pas humbjes ndaj Egnatias: Duhet të përgatitemi, s’kemi zgjidhje tjetër

“Merita e lojtarëve”/ Nevil Dede përulës pas triumfit të madh, tregon për kë e kishte puthjen

Egnatia jep mesazh titulli, 4 gola dhe dominim absolut ndaj Elbasanit (video)