“Nuk e lënë asnjërin të iki”/ Astrologia Meri Shehu habit me parashikimin për politikanët: Rama-Berisha-Meta janë bashkë, mbajnë…

Meri Shehu ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku u shpreh se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë dhe mbajnë njëri-tjetrin.

Enxhi Nasufi: Të flasim për këta që kandidojnë për të qenë kryetarë të bashkive përkatëse, por ndërkohë kemi edhe figura më lart që janë shumë të rëndësishëm siç është Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Këtë përballjen e këtyre të treve si e sheh?

Meri Shehu: Berisha është Peshore, kryeministri Gaforre me dhe Meta Dash. Janë tre veta që janë në kryqin e shenjave kardinale. Mungon Bricjapi. Kombinojnë me njëri-tjetrin sido që të jetë puna, nuk janë kundërshtarë. Janë kundërshtarë, por janë kundërshtarë që në të njëjtën kohë kanë kimi dhe e mbajnë kundërshtimin të pa shpërthyeshëm.

Blendi Salaj: Nëse do të ikte Ilir Meta…

Meri Shehu: Nuk e lënë asnjërin të iki. Këta janë të gjithë bashkë…

Blendi Salaj: Do binin të gjithë bashkë, bashkë jetojnë, bashkë qëndrojnë

Meri Shehu: Janë kulmet e një trekëndëshi, se ça ndodh në mes nuk e di unë, por që janë kulmet e një trekëndëshi që e mbajnë bashkë.

Blendi Salaj: Edhe në postera shfaqen bashkë.

Meri Shehu: U bënë vite. Nuk ndahen. Është e vjetër kjo histori. Nuk ka të tjerë, nuk dalin

Blendi Salaj: Nuk dalin se këta nuk i lënë që të dalin? Apo nuk dalin se kanë frikë nga këta?

Meri Shehu: Normal që nuk i lënë.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…