“Nuk e kuptova si i pësuam golat”, Gvozdenovic i habitur pas humbjes me Vllazninë: Ishim shumë dobët

Vllaznia ka fituar 5 me 0 kundër Skënderbeut në stadiumin “Loro Boriçi”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 18 të Superiores. “Manita” kjo e shkodranëve, që i sjellin Skënderbeut humbjen më të thellë këtë sezon.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.

Çfarë nuk shkoi?

“Nuk ishim mirë, shumë dobët. Nuk kuptoj nga golat, ishin 4 gabime elementare, e çuditshme. Vllaznia e meritonte të fitonte sot, urime.”

Skënderbeu ka luhatje, iu ka ndodh dhe fazën e parë e njëjta situatë.

“E drejtë profesor(Nevil). Jo vetëm Skënderbeu, po shumë skuadra nuk kanë vazhdimësi. Vetëm Egnatia ka shumë fitore. Te goli ishte gabim. Nuk kuptoj si ka mundësi, por prap ky është futboll dhe kemi kritika.”

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem