Masakra me 14 të vdekur në Pragë/ Flet studenti shqiptar: Rrugët ishin të mbushur me…

Praga u trondit pasditen e djeshme nga një sulm me armë zjarri brenda Universitetit të Arteve, ku David Kozak vrau 14 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Tmerrin e atij sulmi e ka rrëfuer edhe studenti shqiptar Romario Zoga, i cili edhe pse fatmirësisht nuk ndodhej në vendin e ngjarjes, ishte duke u drejtuar drejt Universitetit.

“Unë nuk kam qenë larg nga vendi i ngjarjes. Isha rreth 10-15 minuta larg universitetit. Kudo nëpër rrugë shihet që njerëzit ishin disi të trembur. Shihje të gjithë ose në rrugë ose në metro që po e ndiqnin ngjarjen live hap pas hapi dhe flisnin me familjarët e tyre se ku ishin dhe si ishin”, deklaroi Zoga.

Ambasada shqiptare në Pragë njoftoi dje se nuk kishte shqiptarë të lënduar, teksa raportoeht se një pedagoge shqiptare ndodhej në Universitet në momentin e sulmit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur