“Nuk e kam në karakter të luajë për mbijetesë”/ Magani prezantohet te Lushnja: Endrieni do ti nënshtrohet të gjitha rregullave…

Gugash Magani prezantohet zyrtarisht si trajner i Lushnjes. Kishte ditë që ishte arritur akordi, por zyrtarizimi erdhi ditën e mërkurë. Tekniku peqinas u shfaq në ambjentet e stadiumit së bashku me kryebashkiaken e Lushnjes, Eriselda Sefa që është dhe njëkohësisht presidentja e klubit lushnjar.  Trajneri foli për objektivat e skuadrës, por edhe për djalin e tij Endrien Magani që është pjesë e skuadrës.

“Presidentja e klubit më ka kontaktuar edhe herë të tjera, ndihem i privilegjuar. Për mua është një farë vlerësimi që jam këtu, për mua Lushnja është një skuadër si të gjitha ekipet e Superiores, ka histori ka traditë. Kam firmosur një kontratë 1+1, nëse të dyja palët do të jenë të kënaqur atëherë mund të vazhdoj dhe sezonin e ardhshëm.”

MERKATO– Duhet të jemi të kujdeshshëm në zgjedhje. Kush lojtar ka kontribuar dhe ka bërë histori me Lushnjen do të jenë pjesë e projektit tim. Padyshim që do të punojmë për të përforcuar skuadrën.

OBJEKTIVAT– Po ti referohemi viteve të fundit, Lushnja ka luajtur për mbijetesë. Unë nuk e kam në karakter të luajë për mbijetesë. Natyrisht do të punojmë që të jemi në unitet dhe të jemi për në Superiore, objektivi më i realizueshëm është vendi i katërt, por me punë mund të arrijmë gjithckak.

ENDRIEN MAGANI- Kur fola pak më parë për lojtarët lushnjarë, unë mendoj se Endrieni është pjesë e Lushnjes pasi ka kontribuar për shumë vite. Nuk do ishte normale, që të vinte babai dhe ta hiqte nga skuadra. Endri do ti nënshtrohet të gjitha rregullave, dhe nëse e meriton do të jetë në fushën e lojës.  

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)