“Nuk e diskutojmë fitoren ndaj Tiranës”, Spahiu dhe Fangaj të bindur në forcën e Egnatias

Ditën e dielë, në orën 13:30, Egnatia do të luajë ndaj Tiranës për javën e 18-të të Kategorisë Superiore dhe e fundit për vitin 2023. Titulli simbolik kampion dimri nuk preket edhe në rast të një disfate pasi distanca me vendin e dytë që mbahet nga Partizani është 5 pikë larg. Megjithatë në Rrogozhinë nuk e mendojnë një rezultat negativ. Mesfushori Sebastian Spahiu është i bindur se ekipi i tij do të arrijë një rezultat pozitiv.

“Nuk mund të flasim para kohe, por mendoj se jemi përgatitur mjaftueshëm që të japim më të mirën në këtë duel. Nuk e diskutoj fitoren, do ta mbyllim vitin në mënyrën më të mirë” tha Sebastian Spahiu.

Arbin Zejnullai dhe Fernando janë dy mungesat kryesore në përballjen e së dielës, megjithatë Spahiu ka besim se edhe ato lojtarët që kanë patur pak minuta në dispozicion do të japin më të mirën.

Në lidhje me këtë sfidë foli edhe mbrojtësi Abdurraman Fangaj. 26-vjeçari respekton emrin e kundërshtarit, por kërkon pikët me patjetër. ”Pas humbjes në Superkupë duhet të japim një sinjal dhe të arrojmë një fitore edhe pse ashtu si në atë finale kemi përballë një emër të madh të futbollit vendas”, pohoi Abdurraman Fangaj.

Related posts

Dy fitore radhazi, Kukësi tani shënjestron Korabin për parakalimin në renditje

Vetëm 1 muaj në stolin e Vëllaznimit, Mirel Josa shkëput marrëveshjen me klubin kosovar

Jasir Asani “çmend” koreanët me golin në Championsin e Azisë, më pas deklarata: Nuk kam fjetur për 3 ditë, mendoja vetëm për këtë përballje (video)