Arinaldo Rrapaj është një nga surprizat më të ëmbla të Partizanit në sezonin e titullit. Mesfushori i talentuar, titullar në formacionin e kuq, flet fillimisht për ecurinë e tij dhe atë të skuadrës këtë sezon në Europë. “Jam stërvitur shumë këto javë dhe ende nuk jam i kënaqur me veten pasi shpresoj që të arrijë gjithmonë më të mirën. Të njëjtën gjë shpresoj të bëjmë edhe në takimin e radhës ku pse jo të mos marrim një rezultat pozitiv”, tha Arinaldo Rrapaj.
Astana është një kundërshtar shumë i vështirë por për Rrapajn Partizani i ka të gjitha mudnësitë për të bërë mirë që në ndeshjen e parë. “Mendoj se si ekip Astana është i një tjetër niveli nëse do ta krahasojmë me rivalet me të cilat jemi ndeshur deri më tani. Por nga ana tjetër duhte të them se nuk duhet si mbivlerësojmë ose t’i nënvleftësojmë”, tha futbollisti i Partizanit.
Vera e ngjeshur me shumë ndeshje dhe pak kohë për të pushuar por kjo ka pak rendësi. “Mendoj se koha e pakët në dispozicion për të pushuar nuk duhet të jetë një alibi për ne. Përpara na pret një sezon i gjatë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, përfundoi mesfushori.