“Nuk dua të shoh më performancë të tillë”/ Zekic i ashpër me dy titullarët pas ndeshjes me Laçin

Partizani e nisi misionin për mbrojtjen e titullit me një fitore ndaj Laçit në shtëpi. Të kuqtë iu falën golit të Maguette në minutat shtesë për të marrë 3 pikë që në start. Pas ndeshjes, trajneri Zoran Zekic foli për mikrofonin e MCN TV.

Falenderoj Zotin që fituam në fund. Qëndruam të fshehur, nuk u treguam kompakt, nuk ishim mirë në mbrojtje. Në 15 minutat e para pashë që duhet të bëja disa ndryshime. Kishim 3-4 lojtarë që ishin komplet jashtë forme. Nuk luajtëm futboll, mund të pësonim 2-3 gola. Sot ishte një problem mental. Disa lojtarë mund të mendojnë se mund të fitojnë lehtë, por nuk është kështu.

Vuajtëm shumë. Jemi të lodhur dhe na duhen disa energji dhe të bënim presion në fillim. Sot ishte e qartë, nuk mund ta bënim këtë sot. Ajo që mund të them për rotacionet është që ndërrova 3 lojtarë, por kjo nuk është arsye, është thjeshtë në kokën tonë. Po të shënonte Laçi do ishte thuajse e pamundur të rikuperohej.

Zëvëndësimi i Carës? Ishte taktike, ka rëndësi si luan kur ke topin, kur nuk e ke, kur sulmon dhe kur mbrohesh. Nuk isha i kënaqur fare me të. Është e para dhe e fundit herë që performojmë në këtë formë. Forma e Grezdës? Ka 5 vite që nuk ka vazhdimësi, është e vështirë disa herë për të. Të gjithë i dinë kualitetet e tij, ne besojmë tek ai dhe lojtarët e tjerë.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës