“Nuk dua lojën e bukur, por 3 pikët”/ Krychowiak, mesfushori i Polonisë e di se për çfarë ka ardhur në Tiranë: Morali i skuadrës është shumë i lartë

by KLIKOJE.AL

Mesfushori i Polonisë, Grzegorz Krychowiak ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Fernando Santos në prag të ndeshjes me Shqipërinë, që luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

“Preferoj më mirë të fitoj tre pikë se sa të luaj superndeshje e të humbas. Se një humbje në Tiranë do të komplikonte shumë situatën. Ndaj të gjithë vëmendjen e kam vetëm te rezultati, vetëm te fitorja, ky është prioriteti ynë.

Morali i skuadrës është shumë i lartë, jemi të përgatitur për të luajtur një ndeshje me synimin për ta fituar. Vlerësojmë shumë kundërshtarin që ka cilësi të mira dhe luan në fushën e vet përballë publikut të vet që do t’i japë më shumë energji e vrull. Por jemi të përgatitur të luajmë me të gjitha forcat tona”, deklaroi ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.