“Nuk do të ketë qetësi pa liruar Berishën”/ Albana Vokshi “kërcënon” socialistët: Emri i tij…

by KLIKOJE.AL

Kërkesa e Sali Berishës për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama u rrëzua me 69 vota kundër dhe 29 pro.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, duke përmendur faktin se Berisha është në arrest shtëpie, tha se kjo interpelancë nuk mund të bëhet.

“Nuk janë në përgjegjësitë e Këshillit të Ministrave”, tha Felaj.

Si përfaqësuese e grupit të demokratëve, fjalën e mori deputetja Albana Vokshi, e cila u shpreh se “interpelanca po mohohet pasi qeveria është vënë në shërbim të familjes kryeministrore”.

“Emri i Sali Berishës ju tmerron, as emrin nuk ia përmendi dot. Ku ka vendim që i ndalon të kryejë të drejtën e deputetit. S’ka! Ju po e ndaloni të përfaqësojë qindra mijëra qytetarë që e kanë votuar. Pse po na e mohoni këtë interpelancë?

E gjithë qeveria është vënë në shërbim të familjes kryeministrore. Për t’i dhënë tendera vajzës, baxhanakut. Kontratat sekrete që i ka përfituar Ilir Beqaj, që bredh nëpër Tiranë, fsheh provat dhe vazhdon merr tenderat. Nuk e pranoj thotë Nikolla, se kjo interpelancë cenon privatësinë e familjes kryeministrore. Por, a keni cenuar jetët e mijëra qytetarëve me lejet e ndërtimit të dhëna thjeshtrës së kryeministrit, që po mbyt qytetarët, po me tenderat e Beqajt dhe Frangut, nuk po cenoni jetët e mijëra pacientëve? Ky parlament po kthehet në noter për të mbrojtur vjedhjen. Është kriminale kjo vjedhje“, tha Vokshi.

Deputetja shkoi më tej kur tha se në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj nuk do të ketë qetësi pa u liruar Sali Berisha.

“Harruat që ai është Sali Berisha dhe nuk ka asgjë në botë që e ndal, e hoqët nga godina, i hoqët flamurin, e hoqët nga lista, duke ia hequr të drejtën çdo qytetari që e voton. E hetuar katër vite dhe nuk gjetët dot një provë. Sot e mbani në arrët pa akuzë, sepse ju keni frikë nga ai, keni frikë nga fjala e tij.

Dje ishte vetëm hapi i parë i kthimit aty ku duhet të ishte. Hapi i parë në betejën për mbrojtjen e pluralizmit, asgjë nuk do ta ndalë Berishën deri në largimin e këtij narkoshteti. Nuk do të ketë paqe në këtë sallë, as jashtë saj, pa liruar Sali Berishën. Sot i bëjmë ftesë çdo qytetari të na bashkohet, çdo politikani, të protestojmë për të drejtat tona”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.