Ergys Kaçe ka rënë pre e një mashtrimi me shuma të mëdha parash teksa u nis për të blerë një makinë luksoze por në fund, paratë që pagoi i shkuan dëm sepse makina nuk erdhi kurrë.
Një kompani doganierësh me seli në Patra, e cila akuzohet se në bashkëpunim me një agjent sportiv të njohur të qytetit, i cili vepronte si ndërmjetëse, porosiste automjete luksoze dhe supermakina për futbollistë, biznesmenë, mjekë.
Edhe mesfushori shqiptar, i njohur me Kombëtaren shqiptare, ka rënë pre e këtij mashtrimi teksa u interesua për të blerë një mjet tip BMW X1 dhe pagoi 20 mijë euro paradhënie ndërsa çmimi i plotë për t’u paguar ishte 70 mijë euro.
“Në fillim më thanë se fajin e kishte dogana, më pas pandemia dhe një mori justifikimesh të tjera që duheshin disa faqe për t’i përmendur. Përfundimi është se makinat që kisha rënë dakord të blija nuk më erdhën kurrë,”- tregoi Ergys Kaçe.
Ndaj dy personave që kishin kryer mashtrimin janë ngritur veprat penale për përvetësimi e shumave të konsiderueshme që kanë marrë si paradhënie, por emrat e tyre nuk janë bërë me dije nga mediat vendase.