Kandidatja e PS në Fier, Zegjine Çaushi, nuk kursen ironizimet në rrjetin social facebook drejtuar Gazment Bardhit. Ajo i kujton Bardhit se sot pritet të shkojë edhe kryesocialisti Edi Rama në Fier për takimet elektorale, ndërsa i thotë se ka ngelur duke bërë fushatë me 3 demokratët që ka nga pas.
“O Gazo, o balerin. Mirëmëngjesi, si mu gdhive sot? Ne na vjen Edi Rama në Fier. Ti vazhdon me postime dhe kërcënime. Punë hiç, takime hiç, ore ikën ditët. 10 ditë kanë mbetur, me çfarë do t’i udhëheqësh këta tre demokratët që të kanë ngelur, me postime? Më thanë që një nga fansat e mi më të flaktë është bababufi, mi shikon videot me ëndje dhe thotë: ‘Kjo i vjen hakut Gazit, e gjeti ustain’”, shprehet kandidatja.
Çaushi i përmend Bardhit gjithashtu edhe ato që ka thënë më parë për Sali Berishën, teksa shton se edhe bababufi i sheh me ëndje videot që bën ndaj tij. Mes të tjerash, ajo thekson se Berisha nuk harron asnjë deklaratë të Bardhit dhe se ai “ka ngrënë burra nga PD, dhe jo më “balerinët si ty s’i ka për gjë hiç”.
“Më këputet shpirti për ty o xhan. Edhe shoqet e mia të qajnë hallin. Por është i hidhur bababufi. Nuk ta fal kurrë çfarë i ke bërë me vulën. E Gazo, Gazo, të madh e ke hallin të keqen motra dhe nuk të ndihmojmë dot. Hajt, me terezi. Merre shtruar, ka ngrënë burra bababufi nga partia juaj, balerinat si ty s’i ka për gjë hiç. Paçim tani, e di vetë ti. Mos iu ndaj atyre tre vetave, sidomos Gentit.”, përfundon Çaushi.