Deema Assaf i kaloi 10 vjet duke ndërtuar një karrierë si arkitekte në Aman, por puna me të cilën dikur ajo e mbante me krenari të madhe, filloi ta mbushte atë me faj.
Ngjarja që shkaktoi këtë ndryshim erdhi në vitin 2017, kur po punonte në një projekt në një rezervat natyror në Veri të Jordanisë, Deema mësoi historinë e topografisë natyrore të vendit të saj.
“Ne kishim pyje të dendura në Jordani, me biodiversitet të mahnitshëm, përfshirë elefantët, rinocerontët dhe luanin aziatik; kafshë të ndryshme që dikur bashkëjetonin me njerëzit këtu”, shpjegon ajo. “Kjo më bëri të shoh peizazhin në një dritë tjetër dhe potencialin e atij peizazhi nëse ndërhyrja njerëzore nuk do të ndikonte në atë në mënyrë negative”.
Ky zbulim e çoi arkitekten në një udhëtim të ri, ku ajo ishte e vendosur të kundërshtonte urbanizimin duke krijuar pyje, raporton EuroNews.
“Në Jordani, ne jemi dëshmitarë të ndikimit të ndryshimeve të klimës dhe efekteve anësore të humbjes së biodiversitetit. Unë me të vërtetë besoj se gjëja më e rëndësishme dhe urgjente që mund të bëjmë është të rivendosim ekosistemet vendase”, ka deklaruar ajo.
Rritja e një pylli 100-vjeçar në 10 vjet
Deema bashkoi forcat me ambientalistin japonez Nochi Motoharu me shpresën për të sjellë pak gjelbërim në qytetin e shkretë. Dyshja donin të eksperimentonin me një mënyrë unike për të krijuar pyje, e cila quhet metoda Miyawaki.
Metoda e zhvilluar në Japoni në vitet 70-ta nga botanisti japonez Akira Miyawaki, mbillen specie vendase afër njëra-tjetrës, në mënyrë që ato të rriten më shpejt në një mjedis mbrojtës. Në thelb imiton se si funksion natyra, duke lejuar që një pyll 100-vjeçar të rritet në vetëm 10 vjet.
Edhe pse metoda Miyawaki, është përdorur gjerësisht në të gjithë botën, ajo ende nuk ishte provuar në Lindjen e Mesme. “Ne u përpoqëm t’i afronim botanistët dhe ekologët, por shumë prej tyre ishin vërtet skeptikë për të gjithë këtë dhe ata thanë se nuk do të funksiononte për Jordaninë”.
Një Oazë në zemër të një qyteti
Pavarësisht mungesës së mbështetjes për projektin e tyre, dyshja vazhdoi përpara dhe në nëntor të vitit 2018, një familje entuziaste dhuroi kopshtin e tyre 107 metra katrorë në West Amman si një vend pilot.
Për 10 ditë, dyshja gërmoi tokën, përzien tokën për të krijuar një strukturë optimale të tokës dhe mbollën 380 fidanë të 23 specieve vendase. Pemët e Luleshtrydheve Lindore, Lisi i Alepos, Mali Tabor Oak dhe Fistikë Palestinezë ishin ndër pemët që mbollën, raporton EuroNews.
Projekti ishte një sukses, dhe brenda dy vitesh fidanët ishin rritur në një pyll të dendur me pemë tre dhe katër metra. Duke e bërë zonën si Pylli i parë Miyawaki në botën arabe.
Që atëherë, ata kanë realizuar dy pyje të tjera Miyawaki në Aman. “Ka qenë e mahnitshme të shohësh suksesin e metodologjisë dhe çka mund të sigurojë metoda për Jordaninë”, tha Deema.
Ruajtja e specieve të rrezikuara
Në zemër të misionit të arkitektes është shpëtimi i specieve vendase të Jordanisë. Shumë nga bimët me të cilat ajo punon, janë të rrezikuar, pasi kanë mbetur vetëm 30 prej tyre në të gjithë vendin.
“Nëse njëra nga ato specie do të zhdukej, i gjithë ekosistemi do të shembet, kështu që për të ruajtur jetën në Jordani, ne kemi nevojë për këto specie vendase”, thotë ajo.
Jordania nuk ka plan për rimëkëmbjen e specieve, kështu që Deema dhe kolegu i saj Nochi kanë filluar të korrin farat dhe t’i shesin fidanët vendas në fidanishtet lokale.
“Puna jonë tani ka të bëjë kryesisht me krijimin. Bëhet fjalë për rivendosjen e specieve vendase në vendet ku ato nuk ekzistojnë më”, shpjegon ajo.
Ata gjithashtu ofrojnë kurse dhe ftojnë vullnetarë të jenë pjesë e përpunimit të farës. Kjo i lejon jordanezët të mësojnë për speciet vendase të tokës dhe të jenë më të vetëdijshëm për rrezikun e humbjes së tyre.
“Unë e shoh atë si një lloj ndërhyrje të rimëkëmbjes së specieve të drejtuara nga qytetarët, duke bërë atë që ne besojmë se është e drejtë dhe duke qenë pjesë e zgjidhjes”, shpjegon Deema.