“Njeri, lojtar, artist, zemërmirë, djalë i besës…”/ Për kë e ka ish-banori i “BBV3”, Gazmend Ujkashi?!

by KLIKOJE.AL

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Të ftuar në “Big Brother Radio” ishin Gazmend Ujkashi dhe Grinesi, të cilët bënë një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Ish-banori, Gazi, komentoi ndër të tjera, lojën e Meritonit.

Meritoni do doja të ishte lojtari i fortë ai dhe Romeo. Të jenë shtyllat për ta kapur trofeun. Kjo është ajo që mendoj unë nga analiza që kam bërë. Meritoni ka qenë lojtar, i dashuri, jo vetëm me Ilnisën, por edhe i dashur me lojtarët e tjerë. Ka bërë luftën më të fortë ndaj Eglës. Unë them Egla është 100% lojtare. Meritoni është edhe njeri, edhe lojtar, edhe artist, edhe zemërmirë. Mua më pëlqen shumë imazhi i një djali të ri me kaq formim dhe mbi të gjitha është djalë i besës. Nëse deklaron që e do dikë, ai nuk tradhton…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.