146
Meksika është vendi i radhës që heq dënimin për përdorimin e marijuanës për qëllime rekreative. Lajmi u dha nga kreu i Gjykatës së Lartë të Meksikës, Arturo Zaldivar i cili e konsideroi këtë vendim si një ditë historike për triumfin e lirisë.
Me 8 vota pro dhe 3 kundër gjykata eliminoi referimin në dy nene të ligjit mbi shëndetin që ndalonin përdorimin e marijuanës jashtë fushës mjekësore dhe shkencore.