460
Besjan Bërnaca transferohet te kampionët e Andorrës. Lojtari i formuar tek akademia e Internacionalit ka kaluar zyrtarisht tek Inter Club d’Escaldes.
Sezonin e kaluar, i riu e mbylli te moshat e Lokomotivës së Zagrebit dhe me paraqitjet direkt ka spikatur.
Ai është vëzhguar për disa kohë gjatë aventurës në Kroaci dhe pas negociatave, është arritur akordi për shitjen e tij.
Për 19-vjeçarin kjo është një mundësi e artë për të treguar veten, ndërsa pritshmëritë janë që të ketë edhe hapësirë.
Ka qenë vetë klubi andorrian që ka prezantuar këtë lëvizje në merkato, ndërsa në faqen zyrtare i uronin mirëseardhjen mesfushorit të talentuar.
Burimi: Panoramasport