Një polic vendos drejtësi në takimin Shqipëri-Çeki, emri i arbitrit nuk është i panjohur për kuqezinjtë

by S.M

Danny Makkelie, do të jetë arbitri i ndeshjes Shqipëri-Republikë Ceke që do të luhet të enjten në “Arenën Kombëtare”. Duke parë rëndësinë e ndeshjes, ku dy skuadrat kërkojnë të marrin fitoren, UEFA ka menduar të sjellë një emër të të gjithë respektit në arbitrim. 40-vjecari nga Holanda me profesion polic, nuk toleron protestat, madje është i ashpër edhe në dhënien e kartonave.

Në vitin 2014, në një ndeshje të kampionatit holandez mes Den Hag dhe Feynord, Makeli dha 13 kartona, një rekord absolut që edhe sot e kësaj dite ende nuk është thyer. Në Euro 2020, Danny Makellie ka arbitruar 4 ndeshje, me 14 kartona të verdhë në total. Holandezi kujtohet për gafat në ndeshjen hapëse Itali-Turqi, por edhe në gjysmëfinalen mes Anglisë dhe Danimarkës.

Danny Makkelie nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë, më datë 5 shtator të vitit 2021, në kualifikuest e Kupës së Botës, holandezi arbitroi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Hungarisë, përfunduar 1-0 me golin e Armando Brojës. Asistentët e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries nga Holanda.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.