146
Laçi dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Sfida nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët provuan me shumë raste, por pa gjetur rrjetën. Teksa në minutën e 38’ ishte Sobowale që fitoi një penallti mes polemikash, që u shndërrua në gol pas dy minutash nga Ujka.
Në të dytën shkodranët ishin më kërkues, të cilët gjetën golin në minutën e 50’ me Alivodën, i cili goditi në hyrje të zonës dhe topi u devijua nga Paulo Zhunior për të shkuar në rrjetë.
Në minutën 66’ Hamiti akordoi një tjetër penallti për kurbinasit, por pas 4 minutash dhe me ndihmën e VAR-it, ai e anuloi. Kështu Vllaznia shkon me 34 pikë në vendin e tretë, ndërsa Laçi me 27 pikë në vendin e gjashtë.