Tjetër përforcim për AF Elbasanin në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik 2023-2024. Në dispozicion të trajnerit italian, Roberto Bordin, do të jetë edhe Emir Azemovic, një lojtar me origjinë nga malazeze, ish-pjesë e U-17 të Serbisë dhe U-21 të Malit të Zi, që luan në rolin e qendërmbrojtësit.
Gjithçka është mbyllur e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i lojtarit 27-vjeçar, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Novi Pazarit, duke u aktivizuar në 28 ndeshje të kampionatit.
Kujtojmë që një ditë më parë, AF Elbasani barazoi 1-1 me Arisin e Selanikut, ndeshje ku u prodhuan shumë raste dhe lojë aktive. AF Elbasani e gjeti golin avantazhin me Grecën, i asistuar nga Lulaj, por Arisi barazon në sekondën e fundit me Saverion.