Një ditë pas derbit Tirana-Partizani, stadiumi “Air Albania” si gjendje lufte! Zbulohen sa stola janë thyer nga tifozët (video)

Derbi i kryeqytetit që mbylli vitin 2023 në Superiore shkaktoi edhe probleme të shumta në “Air Albania”. Krahas incidenteve të tifozëve, nga të dyja kampet pati dëme të shumta materiale në impiantin më të mire që ka Shqipëria.

Edhe pse stolat e thyer nga derbi i marsit nuk ishin zëvendësuar plotësisht, të tjera janë thyer. Nuk ka ende shifra zyrtare për dëmet në stadium ndërsa në të dyja krahët mund të jenë shkatërruar rreth 200 të tillë. Gjatë gjithë ndeshjes, në sektorin jugor, tifozët e kuq u treguan më të përmbajtur duke shkaktuar më pak dëme se herët e tjera por gjithsesi pamjet tregojnë qartë se sërish dëmet janë të konsiderueshme

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)